Starova bën humor: Më mirë të thonë që u trukua në Gjirokastër, sesa të pranojmë turpin

Partizani ringjallet, Sulejman Starova flet për herë të parë pas turpit në Gjirokastër dhe e merr me humor, duke folur në Supersport, kur e pyesin për aludimeve atyre që mundohem të japin lloj-lloj justifikimeve qesharake për humbjen ndaj Luftëtarit: “Skuadrës i kam thënë diçka, më mirë të më thonë që ia kanë lënë vetë Luftëtarit, se sa të pranoj një paaftësi të skuadrës. Monika Kryemadhi akuzon Edi Ramën për trukim? Të bëjë Vetingun meqë thotë ashtu”.

Fitorja ndaj Vllaznisë kënaq Starovën:
“Jam i kënaqur për fitoren, lojën dhe për 3 pikët e çmuara. Por, dështimi i javës së kaluar nuk lahet vetëm me këtë fitore. Marr konfirmim edhe nga vetja, që nuk ka skuadra të lehta. Ka luftë në çdo ndeshje. Na u prish humori në Gjirokastër, por në këtë fazë jemi skuadra që kemi marrë më shumë pikë. Skuadra ka pasur 2 objektiva, largimi i lojtarëve me shumicë, dhe marrja e sa më shumë pikëve. Për ta filluar mbarë vitin tjetër.”

Merkatoja e janarit: “Ajo e janarit ishte totalisht e dështuar. Kemi luftuar në këto kushte për të marrë pikët. Meritë kanë disa lojtarë që kanë luftuar pa konkurencë në ekip.”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online