“Guerrilsat”kanë reaguar përmes një njoftimi në faqen e tyre në “Facebook”. Tifo-grupi i Partizanit me shumë mundësi nuk do të marrë pjesë në stadium ditën e sotme, pasi Policia ka kërkuar që të kuqtë të futen me karta identiteti në stadium. Kjo nuk do të pranohet nga mbështetësit e kuq, pasi në këtë mënyrë i bie se do të arrestohen disa prej tyre që pas trazirave në ndeshjen derbi të basketbollit Partizani – Tirana.
“Nesër (sot) për Partizanin në stadium për fanellën tonë! Guerrils kërkon t’ju njoftojë se do të jetë në stadiumin “Dinamo” duke nisur nga ora 12:00. Por! Së fundmi ka ardhur një kërkesë nga Policia e Shtetit sipas së cilës tifozët duhet të hyjnë në stadium me kartë identiteti, kërkesë kjo që bie ndesh me parimet tona. Ndaj, deklarojmë paraprakisht se nëse nesër do të ndeshemi me një kërkesë të tillë, asnjë pjesëtar yni nuk do të hyjë në stadium! Ky është një vendim unanim i antarësisë së UG dhe është i pakthyeshëm!” – përfundon shkrimi.