Vajushi, sinjale “mësuesit” të tij, Kristian Panuçit!

 

Mesfushori ende nuk e ka metabolizuar, teksa Panuçi e ka ndjekur me shumë kënaqësi, duke qenë se beson ende te shkodrani, që shprehet: Ishte një çlirim. Panuçi? E njoh misterin dhe e di vlerësimin që ka për mua

Anton Cicani

Nuk e dimë nëse Kristian Panuçi e ka pasur televizorin e tij te sfida Ternana-Pro Verçeli, te Empoli-Breshia apo te Bari-Parma për të ndjekur Armando Vajushin, Frederik Veselin, Emanuele Ndoj apo edhe Migjen Bashën, edhe pse ky i fundit nuk ka zbritur në fushë aspak dhe kështu që i ka dhënë një “ndihmë” trajnerit të Shqipërisë. Por, fakti është që dhoma e trajnerit të Shqipërisë është e mbushur me televizorë, laptop por edhe i-Pad, kështu që nuk i ka shpëtuar asgjë… Por, sidomos goli apo perla e një prej futbollistëve shqiptarë që ai ka stërvitur, përpara se historia e tij të lidhej me vendin tonë. Në fakt, pikërisht te Ternana ka qenë aventura e fundit e Panuçit me klubet, pëprara se të firmoste me Shqipërinë. Aty ku ka qenë edhe shkodrani Vajushi, përpara se të transferohej te Pro Verçeli…

Armando Vajushi ka vuajtur shumë, ka pritur gjatë që të rigjejë formën e vet më të mirë dhe sot ka festuar me të drejtë, të paktën në aspektin personal. Pro Verçeli u mund 4-3 në një ndeshje spektakolare në Terni, por Vajushi shënoi një gol spektakolar kur ndeshja ishte 4-1 dhe i hapi rrugën në minutën e 67-të përmbysjes së tentuar, por që nuk u konkretizua dot. Fantazisti shkodran, i cili është në sezonin e dytë në Verçeli, u aktivizua në pjesën e dytë dhe shfrytëzoi më së miri një kros të ardhur nga këndi, duke goditur fluturimthi e duke shënuar. Goli i parë pas një viti e tre muajsh, sepse vjet në shtator Vajushi gjente golin dhe që atëherë errësirë.

Këtë sezon Vajushi ka luajtur thuajse 600 minuta në kampionat dhe në moshën 26-vjeçare, ka ende shumë për të dhënë. Në fakt, ishte 4 shtatori i i vitit 2016 kur Vajushi do të shënonte me Pro Verçelin sërish në transfertë, sërish përballë një skuadre me “T”, këtë herë Trapani. Sakaq, nota e tij pas ndeshjes ka qenë “7”. “Zbret në fushë dhe menjëherë bën që dorezat e Plicarit, portierit kundërshtar, të bëhen pis. Më pas, realizon një gol kryevepër”, shkruhet për shkodranin. Në fakt, goli është shënuar ndaj ish-skuadrës dhe atij që konsiderohet si pasardhësi i Xhixho Donarumës te Milani, pasi Plicari është përzgjedhur si gardiani i të ardhmes, nëse ikën numri “99” dhe është dhënë në huazim në Terni.

Çlirim – “Ishte një çlirim për çdo gjë që kam kaluar. Nuk ishte aspak e lehtë për mua, sepse gjithë këto dëmtime më kanë penguar të shprehem. Uroj të jetë një fillim i ri dhe i mbarë. Ia dedikoj personave që më kanë qëndruar mjaft pranë”, tha fillimisht për “Sport Ekspres” shkodrani, që më pas shton se “duhet të bëj edhe më mirë se sa kaq, e di dhe vetë, por sigurisht që çdo gjë duhet të vijë ngadalë, pasi dëmtimet nuk kanë qenë të lehta. Kombëtarja? Për momentin mendoj të bëj mjaft mirë. Mister Panuçin e njoh mjaft mirë, por sigurisht që s’kemi biseduar. Megjithatë, e di konsideratën që ka ai për mua”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online