Shënuesi i kampionatit kundër “djemve të artë” të Luftëtarit

Elis Bakaj nga njëra anë, Bregu dhe Abazaj nga ana tjetër. Sa shumë arsye për ta parë këtë Kukësi-Luftëtari!

Elis Bakaj kundër Dejvi Bregut dhe Kristal Abazajt. Kush janë tre nga shënuesit më të mirë të kampionatit që do luajnë ndaj njëri-tjetrit të premten në orën 13.00. kundër Luftëtarit, kampionët në fuqi ndaj ndoshta ekipit që në 2-3 javët e fundit kanë dhuruar gola shumë të bukur? Për më tepër e tashmja dhe përvoja kundër së ardhmes.

Lojtari më i mirë i Kukësit është Elis Bakaj. Ai ka shënuar deri tani 9 gola duke mbajtur pozicionin e shënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar. Bakaj mbërriti në verë dhe mesa duket është plotësisht brenda objektivit të tij personal, të shënuarit e të paktën 15 golave deri në fund të sezonit. Sigurisht që Bakaj mbërriti në Kukës me misionin për t’u shpallur kampion, por objektivat kolektivë nuk varet vetëm nga një individ.

Përballë do jenë dy djemtë e artë të kampionatit, një dyshe e cila meriton jo vetëm respekt, por dhe komplimente. Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj. Bregu ka shënuar deri tani 5 gola ndërsa Abazaj 4. Asnjëri prej tyre nuk ka shënuar asnjë gol me 11-metërsh. Nëse Bakaj tanimë gati 30 vjeç është përvoja e kampionatit, Abazaj dhe Bregu fare të rinj 21 dhe 22 janë e ardhmja jo vetëm e kampionatit, por ndoshta edhe e komëbtares.

Kukësi-Luftëtari do jetë një ndeshje e tëra për t’u ndjekur, e mbushur me cilësi dhe talent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *