I premtuan miliona, Arsid Kruja nis gjyqin me arabët

Histori misterioze dhe ende e paqartë ajo e Arsid Krujës, sulmuesit shkodran i cili para pak vitesh shkoi në Arabinë Saudite. Aty aventura zgjati shumë pak dhe nuk u mor vesh kurrë pse Kruja u prezantua dhe më pas nuk debutoi, duke u kthyer në Shqipëri të Flamurtari e më pas të Laçi, para kthimit të Vllaznia.

Tani rikthehet në skenë historia arabe, sepse nesër do të nisë seanca gjyqësore mes futbollistit shkodran dhe ish-klubit të tij, Al Haxher të Arabisë Saudite.

Në janar të vitit 2015 firmosi për arabët një kontratë 3.5 vjeçare, por kontrata nuk u respektua dhe Kruja nuk është shlyer financiarisht.

Kjo gjë e ka detyruar shkodranin ta çojë çështjen në KAS dhe tashmë Gjykata e Arbittrazhit Sportiv në Lozanë do të vendosë kush ka te drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online