“UEFA bëri gabim që e refuzoi planin e Milanit, ju tregoj arsyet”

Flet eksperti i fushës, ish-president i Dhomës së Kontrollit Financiar në organin më të lartë drejtues të futbollit, në kontinent: Kërkoi garanci të menjëhershme, diçka e pamundur. Ja çfarë rrezikohet

Verdikti ndoshta nuk ishte unanim, por pritej nga të gjithë. UEFA, javën e shkuar, ngeli në klasë kërkesën e Milanit për të marrë pjesë në regjimin “voluntary agreement” për mungesë sigurie financiare. Një refuzim që nuk ka bindur Umberto Lagon, ish-president i Dhomës së Kontrollit Financiar UEFA. Këto muaj e ka ndjekur si konsulent ngjarjen. i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ka folur për Milanin dhe për situatën financiare, duke i dalë në mbrojtje: “Më ka goditur që klubit kuqezi i është kërkuar rifinancimi i borxhit përpara se të jepej verdikti. Kjo, sidomos sepse ishin kohë të pamundura për t’u respektuar: ta vendosësh si paletë të domosdoshme do të thotë ta kthesh në të pamundur. Por, një zgjidhje qëndronte.

Mund të vendosej si kondicion përcaktues dhe vendimtar. Unë të akordon “voluntary” dhe bëj gati settlement: nëse në pranverë nuk je i aftë që të respektosh kushtet e mia dhe nuk ke arritur të bësh rifinancim, atëherë kalon te settlement. i njëjti diskutim për garancitë: UEFA mund të kërkojë disa, por nëse kërkojnë një shifër të madhe, bëhet diçka e papraktikueshme”.

Lago ka shpjeguar këndvështrimin e tij, duke deklaruar se është kundër ngeljes së klasë të Milanit: “Për mënyrën se si e kam parë unë, plani i Milanit mund të kalonte.Duhet thënë që në blerjen e klubit ka pasur mosbesim nga ana e subjekteve, që në fillim, diçka që ka ndikuar te vendimi. Linja e udhërrëfimit është të gjykohet plani i biznesit, jo kush është mbrapa. Dhe, nëse plani është i besueshëm, duhet të mjaftojë. Edhe sepse nëse rifinancimi nuk do të shkonte aty ku duhej, Milani nuk do të falimentonte: do të kalonte në duart e Elliott dhe vazhdimësia e firmës do të mbahej nga firma. Nuk do të kishte, pra, falimentim”.

Ish-presidenti dhe zëvendës presidenti i Dhomës Hetuese të “Club Financial Control Body”, ka vijuar me analizën e tij “Duke iu kthyer Jonghong Li: ose jemi në një rast çmendurie ekstreme, ose ai e di se mund t’i besojë fitimeve të shfrytëzimit të markës. Deri tani më duket se ka bërë rritje kapitali buxheti si rregullisht. Ndoshta, në sytë e UEFA-s ka ndikuar merkato e verës tepër agresive, që nuk u pa pozitivisht. Sakaq, për t’u kthyer i madh, Milani duhet të guxojë”.

Milani tani do të synojë te aksesi në regjimin “settlement agrement”, që megjithatë vendos sanksione ekonomike dhe sportive, që mund të pengojnë planet e klubit. Lago shpjegon: “Nuk besoj se do të ketë probleme, vendosen paleta të ashpra, mes të cilëve -30 milionë humbje për të mos u kaluar në 3 vjeçarin e ardhshëm.

Arrihet në dy mënyra: rritje të fitimeve, sidomos nga Kina, ose duke reduktuar kostot, apo reduktimi i grupit dhe rrogat. Problemi i Milanit, sidoqoftë, nuk është kosto e ekzagjeruar, por fitimet e vogla. Dënimet? Gjobë nga 5 deri në 10 milionë, plus 15 të kushtuar nga arritja e rezultateve. Kufij në merkato. Tavan rrogash dhe skuadra e reduktuar në Europë. Përjashtimi nga kupat është një mundësi jo reale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *