Starova iku dhe u kthye. A ndodhi ndonjë gjë e re? Ka zgjatur vetëm 24 orë dorëheqja e trajnerit të Partizanit, i cili u turpërua në Gjirokastër për paraqitjen skandaloze të skuadrës që drejton.
Megjithatë, sot Gaz Demi e ktheu në drejtim, duke ia refuzuar dorëheqjen, pasi logjkisht nuk eksporton ndonjë trajner i aftë ta kthejë Partizanin në shina brenda pak javësh.
Menjëherë pas rikthimit të tij, Sulejman Starova sqaron për Top Channel: “Vlerësoj besimin e presidentit Demi që nuk e pranoi dorëheqjen time. Duke i kërkuar falje tifozerisë së Partizanit për dështimin e Gjirokastrës, premtoj përkushtim për të bërë më të mirën për skuadrën e zemrës. Pak durim”.