Interi është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë, dukë mundur Pordenonen vetëm me anë të penalltive. I intervistuar nga “Tutto Convocati”, tekniku i skuadrës së Lega Pro, Koluçi ka komentuar ndeshjen e së martës: “Festuam shumë ndaj Interit, tashmë duhet t’i rikthehemi botës reale. E bukura e këtij profesioni janë këto kënaqësi, me përulësi kemi vënë zikaltrit në vështirësi. Më thonin që Interi kishte 9 vjet që shënonte në shtëpi. Në tri zëvendësime të Spaletit kanë hyrë në fushë 250 mln euro, nga të mitë kanë hyrë 250 mijë lira.
“Janë aktivizuar lojtarë të nivelit botëror, por e kemi çuar sfidën në penallti. Ishim përgatitur duke punuar mbi principet tona, pa lojë të pisët dhe pa barrikada. U përpoqëm të luanim pa e hedhur topin në drejtim të paditur. Nëse mbrohemi mirë, sulmojmë më mirë. Linja e dytë? Eder, Galiardini janë me kombëtaret, ashti si Skriniar, Ranokia dhe Kanselo. Do të ishin titullarë në shumë skuadra. Spaleti më tha që ne e meritonim të kualifikoheshim, që dëshmon lartësinë dhe korrektesën e një trajneri të madh. Nuk arritëm të fitonim, thjesht na mbaroi koha. Djemtë kanë dëshmuar që me shumë punë mund të arrihet gjithçka”.