Ngjarje e rëndë, ndahet nga jeta ish-arbitri Agim Proda

Ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Sarandë, ku ish-arbitri Agim Proda është gjendur pa jetë, i djegur në një ashensor të një pallati në ndërtim. Nuk ka detaje të tjera mbi ngjarjen masave, por dyshohet për vetëvrasje.

Proda ka qenë gjyqtar ndërkombëtar në fund të viteve ’80 dhe ka punuar si vëzhgues për FSHF-në për shumë vite.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet për këtë fatkeqësi.

“FSHF dhe Presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen e parakohëshme nga jeta të një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë për zonën e jugut dhe jo vetëm, vëzhguesit të saj Agim Proda, njëherësh edhe ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s në vitet 86-88′. Me hidhërim shumë të madh FSHF ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut Proda në moshën 58 vjecare. Z.Proda gjatë gjithë këtyre viteve ka kryer funksionet e vëzhguesit të ndeshjeve në garat e futbollit shqiptar. FSHF përcjëll ngushëllimet e saj për familjarët, të afërmit dhe miqtë e z.Agim Proda duke mbajtur njëherësh në kujtesë të gjatë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *