Daja: Sulmi nuk bashkëpunoi, prisja më shumë nga Xhejms

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja pas ndeshjes ishte mjaft i mërzitur, sidomos me sulmin. Trajneri përmendi dhe faktin se ndikim kishte dhe ndeshja e mesjavës.

“Luajtëm një pjesë të parë të mirë, krijuam raste por gabuam në momentin e fundit. Kam rezerva për sulmin, pasi në momente të caktuara nuk pasuan për njëri-tjetrin. Kishim disa mungesa por dhe kishim shpenzuar shumë energji në mesjavë. Xhejms mund të bënte më mirë, pasi nuk ishte në ndeshjen e Europës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *