Laçi mrekullon, thyen Skënderbeun dhe Ndez Superioren, sepse tashmë Flamurtari është vetëm 6 pikë larg kreut.
Ndeshje delikate, mes dy skuadrash në formë, por lodhja evropiane u ndje të korçarët.
Një gol i Uzuni vendosi fatet e ndeshjes, që ishte mjaft e ekuilibruar. Skënderbeu ishte superior në pjesën e parë, duke luajtur me mire, por mungoi forca goditëse dhe Laçi përfitoi, duke shënuar sapo nisi pjesa e dytë.
Me pas, shumë lojë e pak raste nga Skënderbeu, ndërsa Laçi u mbrojt fort dhe nuk rrezikoi shumë. Fitore e merituar, kampionati zbukurohet nga Laçi.
Kategoria Superiore – Java 14
E diel, më 10 dhjetor, ora 13:00
Laçi – Skënderbeu 1-0
Shënues: Uzuni 46′
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Xhixha, Jonuzi, Lushkja, Uzuni, Kallaku, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani
Skënderbeu: Shehi, Taku, Jashanica, Aliti, Mici, Muzaka, Nimaga, Lilaj, Gavazaj, Sahiti, Xhejms. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Rexha, Alfred Shkreta, Ermal Barushi
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Pajtim Aliko