Përfundon pjesa e parë mes Kamzës dhe Luftëtarit. Asnjë gol në fraksionin e parë, por miqtë kanë goditur traversën dhe protesuan shumë për një 11-metërsh. Në krahun tjetër Kamza si gjithnjë e kujdesshme dhe shumë e rrëzikshme në rastet e pakta që krijon.
Kategoria Superiore – Java 14
E diel, më 10 dhjetor, ora 13:00
Kamza 0–0 Luftëtari
Kamza: Halilaj, Frashëri, Kuqi, Fushtar, Idrizaj (Neziri 21’), Fukui, Arrabal, Ymeraj ( Mehmeti 68’), Rezi (Mumajesi 55’), Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu.
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Aleksi, Ramadani, Rroca, Abazaj, Abazaj, Lamçe. Trajner: Hasan Lika
Gjyqtar: Laver Alla, Devis Korreshi, Edlir Malo, Kreshnik Cjapi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Ilirjan Kristo
Kartonë të verdhë: Neziri 23’, Arrabal 30’/ Aleksi 60’
EPISODET
4’- Mjaft bukur Sebino Plaku shmanget nga e djathta dhe godet, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.
19’ – Aksioni i bukur i miqve, Bregu godet por topi ndalet nga mbrojtja, megjithatë shkon te Rroca, i cili rrëzohet brenda zone, por gjithçka e rregullt sipas gjyqtarit. Protesta të shumta të gjirokastritëve.
25’ – Bregu nga jashtë zone godet bukur, i pafat vlonjati i cili gjen traversën.
43’ – Lamçja provon nga distanca, topi shkon pak mbi traversë.
52’- Bregu mjaft bukur lirohet nga mbrojtja, por nuk finalizon siç duhet edhe pse i vetëm me portierin Halilaj.
58’ – Zguro provon nga një goditje dënimi, pret Halilaj i sigurt.