Duhet të ishte talenti i madh shqiptar, por jo vetëm që nuk po rezulton kështu, por po zhgënjen dita ditës duke humbur edhe provat që i jepen… Rej Manaj, që kaloi gjatë verës në huazim te skuadra e Granadës në Spanjë, duket se ende nuk po tregon vlerat e tij. Jo vetëm kaq, por ai tashmë ëshë edhe futbollist stoli. Trajneri nuk i beson dhe dje, Granada ka luajtur dhe fituar 3-2, ndërsa lushnjari e ndoqi nga stoli.
Dhe, ndërsa bashkëkombësi i tij, Keidi Bare luan me Atletikon “B”, pasi te ekipi i parë e ka të vështirë të gjejë hapësira me lojtarët që ka përpara, për Manaj është një situatë e vështirë. Një karakter i veçantë ai i tiji, aq sa e çoi të grindej edhe me Xhani de Biazin, teksa trajneri i tij i parë te Sampdoria do të shprehej se i mungon koka, pasi këmbët dhe talentin e ka.