Duro e paralajmëroi, zbulohet “dhurata” e Idrizit për Flamurtarin

“Të hënën vjen një lojtar shumë cilësor nga jashtë, shumë i shtrenjtë. Unë nuk kam qejf të kem lojtarë të shtrenjtë, por presidenti Idrizi këmbënguli për ta marrë”, u shpreh në Supersport Shpëtim Duro, pas fitores që Flamurtari i tij arriti ndaj Vllaznisë.

Por cili është futbollisti që do të prezantohet nesër në Vlorë? “Sport Ekspres” në fakt e ka zbuluar prej ditësh dhe sot erdhi edhe konfirmimi: bëhet fjalë për mesfushorin Muarem Muarem. https://sportekspres.com/flamurtari-tenton-maqedonasin-muarem-bisedime-te-shohim-ne-janar/

Bëhet fjalë për një mesfushor të avancuar, anëtar i kombëtares maqedonase, i cili aktivizohet me Aktoben në Kazakistan. Për disa sezone Muarem ka qenë pjesë e Karabakut në Azerbajxhan, pra ka luajtur bashkë me kapitenin e Kombëtares sonë, Ansi Agolli.

“E di se Flamurtari interesohet për shërbimet e mia, mirëpo unë jam në kontratë me Aktoben deri në fund të vitit 2018. Mund të them se për momentin nuk ka asgjë konkrete, mirëpo gjasat ekzistojnë që unë të largohem nga kjo skuadër në janar. Deri atëherë nuk mund të them asgjë, pasi vetëm kur do të përfundojë gjithçka me Aktoben do vendos se në cilën skuadër do të vazhdojë karrierën time. Kontaktet drejtuesit e Flamurtarit i kanë bërë nëpërmjet menaxherëve të mi” – tha për “infosport.mk” futbollisti shkupjan pas publikimit të lajmit për bisedime me Flamurtarin, më 11 nëntor.

Tashmë gjithçka është mbyllur dhe Muarem është i Flamurtarit. Një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme teknike, 29-vjeçari përforcon ndjeshëm mesfushën, por edhe sulmin, duke parë aftësitë e tij ofensive dhe asistet me shumicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *