Ndeshjet e grupeve të Europa League janë mbyllur dhe janë përcaktuar edhe skuadrat e kualifikuara për në fazën e 1/16-ve. Shorti do të hidhet ditën e hënë, datë 11 dhjetor, teksa priten përballje interesante dhe të forta, me ekipet që kanë zbritur nga Champions si të treta: Napoli, Olimpiakos, Sporting Lisbona, Atletiko Madrid, Lajpcig, Spartak M. Borusia Dortmund, Selltik, CSKA Moskë.
Në vazon e parë kanë shkuar të gjitha fitueset e grupeve të Ligës së Europës, ashtu si edhe katër skuadrat që grumbulluan më shumë pikë mes atyre që u renditën të tretat në grupet e Champions League. Pikërisht “zhgënjimet” e Champions, si Napoli, Borusia Dortmund apo Atletiko Madrid janë ato që i shtohen ecurisë në Europën e vogël, edhe pse spanjollët janë në vazon e parë, ashtu sikurse Milani, Arsenali, Lacio dhe Lajpcig.
VAZO 1
Arsenal, Atletiko Madrid, Milan, Lacio, Dinamo Kiev, Vijareal, Braga, Atalanta, Lokomotiv Moskë, Plzen, RB Salcburg, Atletik Bilbao, Sporting Lisbonë, Zenit, CSKA Moskë, Lajpcig.
VAZO 2
Borusia Dortmund, Real Sociedad, Napoli, Lion, Nicë, Astana, Partizan Beograd, Ludogorets, AEK, FC Kopenhagen, FCSB (ish-Steaua), Crvena Zvezda, Olimpik Marsejë, Ostersund, Spartak Moskë, Sëlltik.