Goli i fundit me kokë ishte ai i Taibit, në vitin 2001, kur mbante veshur fanelën e Rexhinës
Portieri i Beneventos pranon se mbylli sytë dhe u hodh kur shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij në sekondat e fundit ndaj Milanit duke marrë pikën e parë në Serinë A. “Është e vështirë të përshkruhet! Thjesht shkova në zonë dhe shpresova për më të mirën deri në fund. Jam i lumtur për tifozët, lojtarët dhe presidentin, i cili nuk ka thënë asnjëherë një fjalë të keqe.
Do të ishte egoiste të flisnim vetëm për mua, pasi ky gol është për të gjithë,” shprehet Brinjoli për Sky Sport Italia pas barazimit 2-2. “Është një ëndërr të luash në Serie A, një ëndërr që kishim shpresuar të ishte më e bukur se kaq. Mendova se ishim duke humbur, nuk kishim çfarë të humbnim. Shkova në zonë, mbylla sytë dhe u hodha. Ishte një hedhje portieri më tepër se një hedhje sulmuesi! Nuk do të ishte e tmerrshme nëse do të humbni, edhe pse kemi humbur disa ndeshje në fund që nuk i meritonim t’i humbnim. Treguam se mund të luajmë ndaj kujtdo dhe thjesht duhet që incidentet të jenë në favorin tonë”, ka përfunduar heroi i Beneventos.
Precedentët – Rrjeta e portierit vjen 16 vite pas golit të fundit të shënuar nga një numër 1. Me këtë po i referohemi Masimo Taibit kur mbante veshur fanellën e Rexhinës. Një kuadrat i gjetur nga Taibi në minutën e 87-të kundër Udinezes e kaloi atë në ekstazë. Por ka edhe një precedent tjetër dhe është ai i Mikelanxhelo Rampulës. Ish-portieri i Juventusit shënon golin e tij të vetëm në sezonin 1991-92, më saktë më 23 shkurt 1992, kundër Atalantës kur mbronte topat e Kremonezes.
Një goditje e saktë me kokë vjen edhe nga Marko Amelia, që ka shënuar në Europë gjatë sezonit 2006-2007. Portieri firmosi ndeshjen 1-1 në Beograd kundër Partizanit duke lejuar Livornon e tij të arrinte fazën eliminatore të 16-tave në Kupën UEFA. Në këtë listë qëndron jashtë këtyre statistikave Françesko Toldo. Ish-portieri fiorentin i Interit dhe i kombëtares italiane. Arrin të ngrihet në sfidën kundër Juventusit në vitin 2002 dhe gjuan me kokë, por arriti të devijonte topin drejt Kristian Vierit që arriti t’i shënonte Bufonit.