Evertoni mundi mbrëmë 4-0 Uest Hemin dhe në një natë ndodhën shumë gjëra, duke nisur që nga dalja e krizës për klubin nga Liverpuli, te fitorja më e thellë sezonale, prania në tribunë e trajnerit të ardhshëm Sem Allardajs, tre golat e Uejn Runit dhe mbi të gjitha një gol për histori. Sulmuesi i famshëm shënoi me një gjuajtje që nga mesi i fushës në minutën e 66-të, pas një daljeje të guximshme të portierit kundërshtar Xho Hart.
Once a blue, always a blue #EFC #Rooney pic.twitter.com/A8hOzTv4xn
— Pepe Silvia (@agiallongo_) November 29, 2017
“Nuk mendoj se e kam goditur ndonjëherë topin më mirë se aq në jetën time. Është një ndër golat më të bukur që kam shënuar, nuk e di, ndoshta më i bukuri në karierë. Jam i lumtur që fituam, nuk pësuam gol, luajtëm shumë mirë dhe ishte një dhuratë për trajnerin e përkohshëm Dejvid Ansuërth, i cili e mori drejtimin në një moment të vështirë për klubin”, deklaroi Runi pas ndeshjes. Me 3 golat e djeshëm, Runi u ngjit në kuotën 7 në Premier Ligë këtë sezon, ku ashtu si Evertoni ka vuajtur jo pak, por duket se po vjen kthesa.