Liverpuli ka shënuar i pari me një ‘ish’, Mohamed Salah. Por Uillian ka barazuar për kampionët e Anglisë në fuqi
Kryendeshja e javës së 13-të në Premier Ligë, ajo mes Liverpulit dhe Çelsit u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Të besuarit e Jurgen Klop nuk arritën dot të ruanin avantazhin e krijuar me anë të sulmuesit Salah, i cili shënoi kundër ish-ekipit të tij. Dhjetë gola në kampionat për egjiptianin, rekord me Liverpulin dhe ritëm fenomenal për gjithë Premier Ligën. Konte hodhi në fushë brazilianin Uillian në minutën e 83’ të takimit dhe ishte pikërisht 29-vjeçari që solli barazimin dy minuta më pas. Të dyja ekipet tentuan ta fitonin takimin në pesë minutat e mbetura, por rezultati qëndroi i pandryshuar. Në këtë mes ata që kanë gëzuar më shumë kanë qenë dy klubet e Mançesterit, që po e kthejnë garën në këtë sezon në një “çështje familjare”.