U bë protagonist në fundin e ndeshjes, duke larguar topin mbi vijën fatale dhe duke shpëtuar Teutën nga humbja. Fabian Beqja foli pas ndeshjes në Supersport dhe u ndal pikërisht te momenti që ngjalli debate, pasi nuk duket qartë nëse topi e kaloi apo jo vijën.
“Topi nuk e ka kaluar vijën fatale, jam 100% i sigurt. Unë e largova mbi vijën fatale dhe e them me bindje që nuk e kishte kaluar plotësisht.
Minikriza – “Patëm një moment tepër delikat, por që pas fitores në Gjirokastër e kemi kaluar. Skuadra është shumë e bashkuar, sot luajtëm një ndeshje të mirë, ndaj një Flamurtari mjaft të fortë. Patëm fat që nuk pësuam gol, patën raste të dyja skuadrat, por barazimi na kënaq.
Trajneri – “Magani po bën një punë shumë të mirë, kemi një marrëdhënie shumë të mirë me të. Duket si trajner i rreptë, por nuk është ashtu, është trajner kërkues”.