Nuk ka kaluar pa incidente ndeshja mes Laçit dhe Kukësit. Pas ndeshjes klubi i Kukësit ka bërë një denoncim në faqen zyrtare, teksa tregon se tifozeria vendase ka goditur dy tifozë të Kukësit dhe mbrojtësin Albi Alla me gurë duke shkaktuar të çara. Mbështetësit kuksian po marrin ndihmën mjekësore. Një precendent aspak i hijshëm ky, pasi prish bukurinë e takimit, i cili ishte një nga më spektakolarët.