Luhen sot thuajse gjithë ndeshjet e javës së nëntë në Kategorinë e Parë. Kastrioti kryesues I grupit A luan nesër, ndaj sot vëmendja është te dy ndeshje shumë interesante në grupin B.
Tirana kryesuese luan në Shënkoll, në një përballje historike mes këtyre dy skuadrave. Festë dhe shans për të ndalur gjigantin e futbollit tonë, Shënkolli do ta provojë.
Në Fier Bylisi viziton Apoloninë dhe niset favorit, pasi po shkëlqen dhe kërkon të mbajë nën presion Tiranën.
Kategoria e Parë luan sot 9 ndeshje të vlefshme për javën e fundit të fazës së parë. FSHF ka publikuar edhe arbitrat për sfidat e sotme të cilët i gjeni më poshtë.
Ka një risi në Rrogozhinë: debuton arbitri vlonjat Ardit Merdanaj, asnjë ndeshje deri tani në të Parën.
GRUPI A
Egnatia-Terbuni 0-0
Dinamo-Besëlidhja 1-1
Shënues: Lika 58′ pen. / Ajazi 36′
Korabi-Besa 0-0
Vllaznia B-Burreli 1-0
Shënues: Miloti 45′
GRUPI B
Apolonia-Bylis 3-1
Shënues: Sota 4′, Blerim Krasniqi 60′ pen. Krasniqi 80’/ Vatnikaj 85′
Shënkolli – Tirana 1-1
Shënues: Pjetrushi 17′ / Karabeci 69′ pen.
Iliria-Tomori 1-0
Shënues: Lleshi 9′
Pogradeci-Turbina 2-1
Shënues: Çekiçi 8′, Shyti 57′ / Agalliu 36′
Naftëtari- Shkumbini 1-1
Shënues: Nallbati 7’/ Berdufi 79′