Minuta e parë, PSG-Seltik 0-1. Dembele gol dhe skocezët për pak momente menduan se mund të bënin surprizën në Paris. Megjithatë, kur ke shpenzuar 222 milionë vetëm për një lojtar, është e qartë që ai vlen shumë. Quhet Nejmar dhe shënoi dy gola në minutat 9 e 22 dhe aty Seltik u dorëzua.
Prëfundoi 7-1 për francezët, që u zbavitën, duke shënuar me Kavanin dhe Mbapenë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vijoi spektakli me një aktor, sepse PSG shënoi edhe me Verratin, Kavanin dhe Dani Alveshin.
PSG praktikisht fiton grupin B, sepse Bajerni ka 3 pikë më pak dhe në fund në Mynih duhet të fitojë 4-0 e latrt për të kaluar PSG-në.