Oumar Niase bëhet futbollisti i parë në Premier Ligë që është vënë nën akuzë për simulim dhe është pezulluar për dy ndeshje, pasi asnjëherë më parë një futbollist nuk është dënuar me provë televizive pas ndeshjes.
Niase fitoi një penalltie ndaj Kristal Palasit të dielën e shkuar, në një sfidë që përfundoi 2-2. Senegalezi u rrëzua në zonë, duke mashtruar arbitrin Antoni Tejlor.
Oumar Niasse’s dive vs Crystal Palace. No wonder he got banned! pic.twitter.com/kkxRph2nTO
— GMS (@GMS678) November 21, 2017
Niase shënoi edhe një gol në atë takim, por tashmë do të mungojë për dy ndeshje, pasi edhe apeli urgjent i klubit është hedhur poshtë. Evertoni nuk ka komentuar ende mbi çështjen, pasi më parë dëshiron të lexojë argumentimin e dënimit.