Çelsi kualifikohet me triumf në shtëpinë e Agollit, CSKA eliminon Benfikën

Çelsi ka siguruar që sot kualifikimin për në turin e ardhshëm në Champions League, sepse arriti një fitore bindëse 4-0 në Azerbajxhan, kundër Karabakut të Ansi Agollit, i cili ishte si zakonisht titullar në të majtë të mbrojtjes.

Deri tani Karabaku kishte shkëlqyer ndaj Romës e Atletikos, por një karton i kuq për qendërmbrojtësin Sadigov që në minutën e 19-të ia prishi gjithë planet dhe më vonë nisi goleada angleze.

Hazard e Uilian shënuan në pjesën e parë, Fabregas dhe sërish Uilian në të dytën. Çelsi kalon turin, Karabaku shpreson ende te vendi i tretë, por në Romë në ndeshjen e fundit do t’i duhet një mrekulli, nëse Roma kualifikohet me fitore.

Ndërkaq, CSKA e Moskës ka mundur pastër 2-0 Benfikën, me nga një gol në çdo pjesë, duke turpëruar luzitanët, që eliminohen dhe nuk kanë ende pikë. Ndërkaq, CSKA është e dytë dhe tashmë shpreson shumë të kualifikimi, edhe pse për t’ia dalë mbanë do t’i duhet të paktën një pikë në ndeshjen e fundit në Mançester.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online