Është vetëm 26 vjeç, por tashmë është në rrugën e duhur për të thyer çdo rekord golash në Kombëtare…
Armando Sadiku shënoi sot golin e parë në ndeshjen miqësore kundër Turqisë dhe ishte goli i dhjetë në karrierë me kombëtaren. Por, nuk u mjaftua me aq dhe disa minuta më pas realizoi edhe goli i dytë, ose të 11-tin me kuqezinjtë, duke kaluar Igli Taren dhe Sokol Kushtën, me 10 gola. Sadiku i ka shënuar 11 golat e tij në 32 ndeshje, Kushta i ka shënuar 10 golat e tij në 31 ndeshje dhe Tare në 68 ndeshje. Para tyre janë Alban Bushi (14 në 67 ndeshje) e Erjon Bogdani (18 në 74 ndeshje).