Idrizi takon tifozët: S’dua fyerje personale në stadium  

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, siç kishte bërë me dije të mërkurën, pasi mësoi lajmin e Apelit për përgjysmimin e dënimit, ka takuar dje tifozët vlonjatë. Ai ka biseduar me ta rreth atmosferës që pritet të krijohet në stadium gjatë ndeshjes së radhës me Skënderbeun. Kreu i klubit kuqezi ka kërkuar nga tifozët që ata të mbështesin para së gjithash skuadrën dhe, nëse duan të protestojnë, duhet ta bëjnë këtë gjë në mënyrë qytetare dhe civile, pa kaluar në fyerje personale.

Idrizi është shprehur gjatë takimit me pjesëtarët e grupimit “Flota kuqezi” se dëshiron që në ndeshjen me Skënderbeun të ketë sa më shumë tifozë në stadium për të krijuar një atmosferë sa më të bukur. “Le të protestojmë në mënyrë civile… Nuk dua të ketë sharje në kor apo fyerje personale në stadium”, – ka theksuar mes të tjerash Idrizi. Sipas tij, mbështetja e sportdashësve vlonjatë do ta ndihmojë Flamurtarin të marrë rezultatin e duhur. Me të mësuar lajmin se Apeli e ka zbritur dënimin, tifozët e skuadrës vlonjate kanë nisur të përgatiten për sfidën e së mërkurës, që është e një rëndësie të veçantë në Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *