Uest Hemi ka pushuar nga puna trajnerin Sllaven Biliç. Ecuria e klubit londinez ka qenë mjaft e dobët në sezonin e ri, aq sa tashmë është në zonën e rënies nga Premier Liga dhe loja nuk po përmirësohet.
Bilanci i kroatit është tragjik, me vetëm 2 fitore në 11 ndeshje, një ulje e dukshme rendimenti në krahasim me sezonin e shkuar.
Në vend të Biliç pritet të firmosë Dejvid Mojes, të cilit i është ofruar një kontratë 6-mujore si fillim.