Në “Parc Olympique Lyonnais”, anglezët e Evertonit rezistojnë vetëm 68 minuta dhe më pas bien, duke “u dëbuar” kështu jashtë Europës, edhe pse kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera. Ndeshja hapet nga goli i Traores, që shfrytëzon një përplasje të topit në zonë, kalon Pikfordin dhe e depoziton topin në rrjetë. Dyfishimi i rezultatit vjen me anë të Auar, me një të djathtë kirurgjike në këndin e poshtëm. Eshtë minuta e 76-të dhe anglezët “ngrijnë”.
Katër minuta më pas, Shnederlin merr të kuq dhe për francezët është e lehtë që në fund, me anë të Depait, të shënojnë edhe një tjetër gol. Një rezultat që lë në kuotën e 1 pikëve Evertonin, ndërsa tashmë pritet vetëm shkarkimi i Koemanit. Francezët shkojnë sa Atalanta, 8 pikë. Ka edhe momente frike, teksa mbrojtësi Kuko Martina transportohet me barrelë jashtë, me qafën e palëvizur.