Skënderbeu rreth orës 17.00 do të paraqitet në stadiumin Partizan në Beograd, për sfidan ndaj Partizanit. Ndeshje mjaft delikate, për shumë arsye, por në fakt atmosfera është shumë e qetë dhe korçarët kanë kaluar në hotel orët para ndeshjes. Mëngjes, kafe, mbledhje e analizë, drekë, pushim e ndonjë intervistë.
Ndërkohë, në gazetat serbe nuk ka ndonjë vëmendje të jashtëzakonshme për sfidën dhe pasqyrohen konferenca për shtyp e trajnerëve dhe lajmet e fundit nga formacionet.
Vëmendje më të madhe ka marrë Arsenal-Crvena Zvezda, ndërsa nëpër portale ka edhe lajme të ekzagjeruara e bombastike, por pak a shumë thashetheme të marra edhe nga portalet tona, që nuk është se janë shumë profesionale.