Daja: Nesër të flasë vetëm futbolli

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, duke folur për ndeshjen e nesërme me Skënderbeun. Numri një i pankinës korçare ka folur me superlativa për kundërshtarin por besimplotë se skuadra e tij do të arrijë një rezultat pozitiv. Atmosfera? Daja e thekson se skuadra e tij ka ardhur për të luajtur vetëm futboll.

Luhet në Beograd sa të vështirë e prisni nesër këtë sfidë?

Jemi të ndërgjegjshëm që kemi një ndeshje të vështirë përballë një kundërshtari që ka traditë në këto kompeticione, por ka dhe lojtarë me potencial shumë të mirë. Ne vijmë për të njëjtin qëllim siç ka objektiv Partizani i Beogradit dhe Jang Bojs. Duke ju referuar 3 ndeshjeve të para kemi po aq pikë sa kundërshtari i radhës, po ashtu dhe golaverazh të përafërt. Në ndeshjen e fundit treguam se nuk jemi më poshtë. Besoj se do të bëjmë gjithçka për të dalë me një rezultat pozitiv, pavarësisht se e dimë se do të jetë shumë e vështirë.

Duke pasur mbështetjen e tifozëve të tyre do të kërkojnë me patjetër fitoren. Është një motiv i madh, por dhe ngarkesa kalon te skuadra kundërshtare, pasi një ekip që do të fitojë me patjetër ka një ngarkesë emocionale. Duhet të jemi të kujdesshëm, të bëjmë lojën tonë si në fazën eliminatore si në tre ndeshjet e grupit. E dimë forcën e kundërshtarit, po ashtu manovrën kryesore që ka. Është e vështirë por jo e pamundur për të menaxhuar dhe ne drejtë këtë presioni që ta vëmë në janë funksion tjetër motivues dhe jo shpërndarës të vëmendjes në gjërat e tjera.

Ku ndryshon ndeshja e nesërme me atë në Elbasan në aspektin taktik?

Pa hyrë në detaje taktike, sigurisht që janë pjesë e punës që nuk mund të prezantohen, ajo që ndryshon është se përshtatja e ekipit kundërshtar është më e madhe, pasi luhet në shtëpinë e tyre. Do të kërkojnë që të jenë më agresiv në kornizën sportive, gjë që duhet ta përballojmë me qetësi por dhe elementë taktik që të përballojmë këtë lloj presioni duke qenë se kundërshtari luan në fushën e tij.

Si është gjendja e skuadrës dhe çfarë i trembeni më shumë ndeshjes së nesërme?

Kemi lojtarë që vijnë nga dëmtimi, që nuk janë në gjendjen e tyre optimal dhe kësaj gjëje i druhemi më tepër. Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë ndërrime të detyruara duke na u dashur që ta menaxhojmë me shumë kujdes më pas ndeshjen. Është një element që duhet ta kemi parasysh që disa lojtarë titullarë vijnë nga dëmtimet dhe rikuperimi i tyre edhe pse është i plotë në aspektin e gjendjes fizike nuk është plotësisht optimale.

E keni përgatitur skuadrën për të përballuar çdo situatë?

Do të thosha se duhet të fokusohemi te asketi sportiv, pasi kemi ardhur të luajmë futboll dhe asgjë tjetër. Shpresoj që në nivel paragjykimi të na kthejnë qetësinë që ne i dhamë në Shqipëri. Nesër duhet të flasë vetëm futbolli. Ne do të fokusohemi vetëm te futbolli, çdo gjë tjetër nuk është në të mirë të futbollit. Nesër do të flasim vetëm për futboll.

Hera e parë që e keni organikën e plotë, besoni se Soue dhe Gavazaj do të jenë vendimtar në ndeshjen?

Kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe është hera e parë deri më tani. Është një anë pozitive sepse kemi mundësi të zgjedhim duke parë dhe kundërshtarin, por paralelisht ardhja e disa lojtarëve nga dëmtimit kondicioni i këtyre lojtarëve nuk është maksimali. Mendoj se do të nisim mirë dhe të shpresojmë mos të kemi probleme gjatë ndeshjes.

Deri më tani kemi luajtur futboll në grup dhe nëse duam që suporti për këto dy lojtarë të jetë i duhuri, duhet  që dhe këto lojtarë të jenë aktiv në mbrojtje. Kundërshtari, nëse do të kenë momente që do të kenë superioritet numerik do na vënë në vështirësi. Do të jetë shërbim reciprok mes këtyre dy lojtarëve dhe pjesës tjetër të skuadrës.

30 vite më parë një skuadër shqiptare është kualifikuar këtu…

Ka qenë një përballje e vështire dhe atë herë. Nuk ka ngjashmëri, pasi dinamika që nga ajo kohë ka ndryshuar te të dyja skuadrat. Nëse dhe  fati do të na ndjekë, pse jo të mos e përsërisim atë sukses që të një rezultat pozitiv, por jemi të ndërgjegjshëm se kemi përpara një sfidë të vështire. Ndeshja është shumë e vështirë edhe për meritë të kundërshtarit që në fushën e tij është shumë i fortë.

 

 

Mici: Nuk kemi aspak presion

Së bashku me trajnerin Daja në konferencën për shtyp ishte dhe Gledi Mici, i cili u shpall lojtari i ndeshjes në ndeshjen e Elbasanit. Mbrojtësi qëndron në të njëjtën linjë me trajnerin duke theksuar se i pret një ndeshje e vështirë.

Nga ju presin fitore…

Atmosfera është mjaft e mirë, e kemi përgatitur ndeshjen si ndeshjen e radhës. Nuk kemi presioni. E kemi analizuar kundërshtarin. Ndeshje e vështire por ne do të japim maksimumin për të marrë tre pikët.

Jeni përgatitur që të keni dhe provokime?

Mendoj se minutat e fundit në Elbasan nuk pati ndonjë gjë serioze, ishte pjesë e lojës. Në fund duhet të jesh i kujdesshëm

Ne jemi përgatitur që nesër ta kemi mendjen në futboll dhe të bëjmë sa më pak gabime, pasi kemi një kundërshtar cilësor dhe mund të të ndëshkojë në çdo moment.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *