Pep Guardiola nuk heq dorë nga synimi i merkatos së verës, Joshua Kimish. Trajneri katalanas, aktualisht te Mançester Siti, ka punuar më parë me mesfushorin gjerman, i cili këtë sezon është kthyer në mbrojtës krahu. Pep do të sfidojë Barcelonën në garën për të marrë 22-vjeçarin.
E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se klubi anglez do të ofrojë deri në 50 mln euro për të siguruar shërbimet e lojtarit polivalent. Nëse Kimish do të joshet nga oferta e ish-trajnerit të tij, ndoshta Bajerni do të detyrohet t’ia plotësojë dëshirën, edhe pse ai e ka theksuar disa herë se ndihet i lumtur në Mynih.