Steaua e Bukureshtit luajti dje një ndeshje të lehtë në kupën e Rumanisë kundër Sanatatea Kluzhit dhe fitoi 6-1 në transfertë. Ishte rasti ideal për të vendosur një rekord të rrallë: 30 minutat e fundit të ndeshjes i luajti edhe Janis Stoika, vetëm 14 vjeç e 10 muaj, i biri i një ish-futbollisti të Steauas në fillim të viteve 2000. Stoika nuk u mjaftua me debutimin, por shënoi edhe një gol në minutën e fundit të ndeshjes. Pas takimit, i emocionuar, Stoika deklaroi se është aq i lumtur dhe i befasuar nga ajo që i ka ndodhur, saqë meriton të bëhet një libër.
Ianis Stoica debuterede i går i første hold med 14 år. Og scorede!
Han går ind i FCSBs historie (det gamle Steaua Bukarest).#fodbold pic.twitter.com/r2mIBBcbAZ
— Julio Vacacela DK (@VacacelaJulio) October 26, 2017
Megjithatë, nuk ishte vetëm një 14-vjeçar në fushë dje, sepse George Haxhi me Vitorulin e tij fitoi 4-2 jashtë fushe, ndaj Shkolar Reshicas, ndërsa mosha mesatare e skuadrës ishte 19 vjeç. Në fushë zbritën edhe Nikolae Dobrin dhe Roberto Malaele, të dy 14 vjeç, me Malaelen që është vetëm 14 vjeç e 6 muaj, duke qenë më i riu në fushë dje. Viitoruli kampion në fuqi bazohet vetëm te talentet vendase.
At 14 years, 6 months and 26 days, Roberto Malaele played 25 minutes in Viitorul’s 4-2 away cup win at CSM Resita. pic.twitter.com/BCB6EgGaij
— Alecs Stam (@AlecsStam) October 25, 2017