Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin për javën e tetë të Kategorisë Superiore, duke e shpërndarë sërish javën në 3 ditë.
Kështu, Lushnja-Teuta dhe Skënderbeu-Luftëtari do të luhen të shtunën, ndërsa Kukësi-Vllaznia e Partizani-Flamurtari të dielën.
Ishte planifikuar për të shtunën, por Laçi-Kamza do të luhet të hënën. Drejtuesit e Laçit kanë bërë kërkesë për këtë spastrim, në mënyrë që tapeti i stadiumit të Laçit të ketë edhe pak më shumë kohë në dispozicion, për të qenë gati pas punimeve që janë bërë në javët e fundit.