Nijas Lena nuk shënoi asnjë gol me Kukësin në edicionin e shkuar, por në ndeshjen e parë si kundërshtar në Kukës shënoi një gol të bukur. Për “Sport Ekspres” kapiteni i Teutës ka folur për ndeshjen dhe synimet e skuadrës së tij.
“Kemi bërë një pjesë të parë shumë të dobët. Kundërshtari ndoshta më shumë për shkakun tonë na ndëshkoi dy herë. Në pjesën e dytë e morëm ndeshjen në dorë dhe realizuam dy herë. U kthyem në ndeshje dhe më pas në minutën e fundit u ndëshkuam në kundërsulm, në tentativën tonë për të mos dalë pa pikë në Kukës.
“Kjo ndeshje mbaroi, do të fillojmë përgatitjen për ndeshjen e radhës. Jemi në lojë për të arritur objektivin që ka shpallur klubi në fillim të sezonit, kualifikimi për në kupat e Europës. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të kthehemi sa më parë te fitorja”.