Festë në Mynih, kriza harrohet me goleadë

Pesë gola, pa pësuar asnjë të tillë, kanë kthyer humorin te Bajerni i Mynihut, që ka fituar sot 5-0 ndaj Frajburgut, duke dhuruar spektakël. Që në minutën e tetë Frajburgu shënoi në portën e vet dhe aty ndeshja u kthye në një stërvitje, me Koman që dyfishoi në fund të pjesës së parë dhe me Tiagon, Levandovskin dhe në shtesë me Kimish që shënuan golat e festës, me stadiumin që në fund duartrokiste yjet e vet.

Për momentin kreu afrohet, por Dortmundi luan sot në mbrëmje ndaj Lajpcigut. Në ndeshjet e tjera, Hamburgu u mund 3-2 në Mainc, me Mërgim Mavraj që luajti titullar, pa mundur të evitonte suksesin vendas. Ndërkaq, Shalke fitoi në Berlin ndaj Hertës 2-0, me dy gola në pjesën e dytë, pjesë që Herta e luajti me 10 lojtarë. Zhgënjen Hofenhajmi, i ndalur te barazimi në shtëpi 2-2 nga Augsburgu befasues, ndërsa Hanovër është mundur në shtëpi nga Frakfurti 1-2.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *