Rubio e përzuri nga Tirana, sot vuan për bukën e gojës në Itali!

Historia: nga Kameruni në Peruxhia, aty ku u rrit dhe martua, me tre fëmijë tani. Por, mbetet ekstrakomunitar dhe kërkon nënshtetësinë. Në Shqipëri, vetëm për fazën përgatitore

Anton Cicani

Avoundza Etogo sapo ka mbushur 29 vjeç dhe, përpos emrit që mban, ndihet shumë italian… Sepse, në Peruxhia, pasi mbërriti nga Kameruni i largët duke ndjekur një top dhe një ëndërr, i vetëm, pa prindër, ishte vetëm 14-vjeç kur nisi të “çante” jetën… Prova pas provash, deri sa trokiti në derën e Brunelo Kuçinelit, sipërmarrësi nga Umbria, në atë kohë pronari i Kastel Rigones.

“Pa që luaja mirë dhe më mori në ekip dhe madje edhe nën mbikëqyrje, deri sa mbusha 18-vjeç”.

Një histori që kujton disi edhe atë të Piter Olainkës te Bylisi, me presidentin Kapllani që e mbante sikur ta kishte pjesë të familjes së tij, deri sa u rrit. Por, duke iu kthyer historisë së Esamas, nga ajo kohë, Umbria u bë toka e tij. Aty u martua me një vajzë italiane dhe ajo lindi tre fëmijë. Dhe, në atë tokë rriti e zhvilloi talentin e tij për futbollin. Si shumë djem ka nisur të xhirojë nëpër Europë: të rinjtë e Interit, Toskana, Molise Greqi, Gjemrani, Shqipëri dhe madje dy sezone në Hungari, te Peks dhe më pas te Debreçeni, duke iu afruar për fare pak ëndrrës për t’u përplasur me Fiorentinën në Champions. Sot është kthyer në Peruxhën “e tij” dhe prej 5 vjetësh lufton me burokracinë për të marrë nënshtetësinë:

“Kam bërë kërkesën, por më refuzohet dhe kërkohet të kthehem në Kamerun dhe të vlerësoj aktin tim të lindjes. Ambasada italiane aktin e lindjes e ka, me kontroll penal. Por, më thonë duhet origjinali. Duhet të kthehem por duhen të paktën 1 mijë euro. Unë nuk kam asnjë punë, ashtu si gruaja ime, ndaj të ardhurat tona nuk mjaftojnë”.

Esama dëshiron të bëhet futbollist, por statusi i ekstrakomunitarit i mbyll dyert dhe është i detyruar të luajë në Periferi, me Piegaron: “Sikur të kisha nënshtetësinë italiane, çdo gjë do të ishte e lehtë”.

Limuzina dhe Ternava – Por, historia e Esamas në Shqipëri, te Tirana, zgjati shumë pak… Vetëm një fazë përgatitore, atë të verës, duke qenë se trajneri Hulien Rubio do ta dëbonte, duke e ngelur në klasë, pasi sipas tij ishte “mediokër”. Jo vetëm kaq, por pati probleme edhe me lejen e qëndrimit, duke mos e siguruar në polici, teksa fillimisht firmosi për një vit në kryeqytet.

Madje, ai zbriti në fushë në sfidën ndaj Spartak Tërnavës, në Europa League, për t’u ulur në stol më pas me rikthimin e Balajt. Ishte 14 korriku i vitit 2011, kur në turin e dytë kualifikues të Europa League, kamerunasi do të zbriste në fushë në barazimin 0-0 në Tiranë.

Me Tiranen ne grumbullim ne Pogradec…

Sakaq, në pjesën e dytë, vendin ia mori një tjetër “njohje e vjetër” për Tiranën, ai Kameron Heple, që e hodhi më pas në gjyq klubin bardheblu për prishje kontratë të njëanshme. Madje, Tirana mori menjëherë pas tij një tjetër afrikan, Moser Arita, që gjithashtu nuk la gjurmë… Sa i përket Etogos, lojtari u kthye në Hungari, te Debreçeni, ku edhe fitoi një Kupë, por jo si protagonist.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *