Kombëtarja shqiptare është nisur që mbrëmë për në Tiranë, me fluturim çarter.
Zhgënjimi ishte qartësisht i pranishëm në skuadër dhe pakkush kishte dëshirë të fliste. Humbja djegëse ndaj Spanjës do të analizohet sot në Durrës, edhe pse ndjesia ishte e mirë për pjesën e dytë, ku u rivendosën ekuilibrat e zakonshëm.
Tashmë u kuptua që eksperimenti spanjoll ishte i kotë, por shpresohet që skuadra të rigjejë maksimumin e vet ndaj Italisë, sepse kthehen edhe tre titullarët Mavraj, Kukeli e Roshi.
Pasditen e sotme kuqezinjtë do të stërviten në Durrës.