Spanja vijon traditën, 29 gola në 7 përballje

Vetëm dy gola të shënuar në 7 ndeshje janë shumë pak për Shqipërinë, edhe pse kundërshtari quhet Spanjë. Nga viti 1986, deri në ditët e sotme, kuqezinjtë kanë pësuar vetëm humbje ndaj ekipit “la roja”, pra të kuqtë, teksa dje erdhi një tjetër humbje (3-0), duke çuar plot 29 gola të pësuar në 7 ndeshje, praktikisht thuajse 3 gola për çdo ndeshje.  Historia e përballjeve mes kombëtares shqiptare dhe Spanjës nisi në vitin 1986 me sfidën e eliminatoreve të Euro 1988. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 për skuadrën e Spanjës me gola të Arteçes dhe Hoakin. Sakaq, humbja më e thellë është ajo e vitit 1990, me rezultatin e thellë 9-0.

Përballjet

Viti 1986/ Shqipëri-Spanjë                            1-2         

Viti 1987/ Spanjë-Shqipëri                            5-0

Viti 1990/ Spanjë-Shqipëri                            9-0

Viti 1992/ Spanjë-Shqipëri                            3-0

Viti 1993/ Shqipëri-Spanjë                            1-5

Viti 2016/ Shqipëri-Spanjë                            0-2

Viti 2017/ Spanjë-Shqipëri                            3-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *