19-vjeçarët e Kosovës arrijnë fitoren e parë dhe shpresojnë kualifikimin

Të rinjtë e Kosovës, kanë arritur që të marrin fitoren e parë në kualifikueset e Kampionatin Europian “Finlanda 2018”. Të besuarit e Ramiz Krasniqi kanë triumfuar 1-2 përballë Izraelit U-19 në ndeshjen e zhvilluar në Austri. Djemtë kosovar kanë arritur që të përmbysin rezultatin që në pjesën e parë me anë të një dygolëshi të të riut Leotrim Kryeziut, i cili ka shënuar në harkun kohor të tre minutave, saktësisht nw minutat 41 dhe 44-t, për të zhvlerësuar në këtë mënyrë golin e Almog. Në këtë mënyrë Kosova U-19 hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, pasi tashmë ndodhet në vendin e dytë me tre pikë, pas Austrisë kryesuese. Në ndeshjen e fundit kundërshtar do të jetë Lituania e cila është e pozicionuar në vendin e fundit me 0 pikë. Shanset për kualifikim janë të mëdha, kjo dhe për shkak të performacës së mirë. Për t’u përmendur fakti se ndeshja është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *