Panuçi ndjek… Montelën, Grezda “asi nën mëngë”

 

Balliu pritet të debutojë “në tokën e tij” (ka lindur në Spanjë), ndërsa në mesfushë, Memushaj është në balotazh me Bashën. Lopetegui zgjedh fantazinë

Kristian Panuçi si Vinçenco Montela dhe Milani i tij. Një qendërsulmues (Kaliniç), me në krah, pak mbrapa, sigurisht, Eros Grezdën. Mesfusha me 3 lojtarë që do të jenë më shumë si “digë” se sa për të luajtur topin (Xhaka, Kaçe dhe Basha), ndërsa krahët e mbrojtjes dhe mesfushës Agolli e Balliu. Ky i fundit, pritet të debutojë në tokën e tij,aty ku ka lindur. Edhe pse, për ironi të fatit, pikërisht një katalan do të luajë në Spanjë, në një situatë gjeopolitike të trazuar…

Praktikisht, Pike dhe Balliu pritet të jenë dy katalanasit e vetëm në stadiumin e Alikantes, ndërsa Hysaj, Gjimshiti dhe Ajeti do të formojnë treshen e mbrojtjes, përpara Berishës.  Sadiku, i vetëm në sulm, me Grezdën që është “asi nën mëngë” dhe “falso nueve”, siç i pëlqen spanjollëve. Një skemë 3-5-2, që praktikisht është një 3-5-1-1, pasi Grezda do të jetë edhe në shërbim të mesfushës.

Në krahun tjetër, Lopetegui do t’i besojë fantazisë, duke zgjedhur një mesfushë të përbërë nga Silva, Alkantara dhe Isko, ndërsa ylli i Realit dhe Spanjës, Asensio, do të jetë pykë. Diga e mesfushës do të ndërtohet na Ijaramendi dhe Koke, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Aspilikueta, dy shokët-rivalë Pike-Ramos, dhe në krah Alba. Në portë, De Gea.

Spanja (4-2-3-1)

De Gea

Aspilikueta Ramos Pike Alba

Ijaramendi Koke

Silva Tiago Isko

Asensio

 

Shqipëria (3-5-1-1)

Berisha

Hysaj Gjimshiti Ajeti

Balliu Xhaka Kaçe Basha Agolli

Grezda

Sadiku

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *