PSG-ja tenton të “blejë” Kavanin me 1 milionë euro

Mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato spanjolle vazhdojnë të merren me historinë e sherrit mes Nejmar dhe Edinson Kavanit tek PSG-ja. Edhe pse lojtarët duket se kanë lënë pas gjithçka, në Spanjë nuk kanë të rrejtur lajmet në lidhje me këtë dyshe. Së fundmi gazeta më e madhe spanjolle “El Pais” ka bërë me dije se Paris SG-ja është përpjekur të blejë me miliona “heshtjen” e Kavanit.

Gazeta spanjolle në fjalë pretendon se presidenti i klubit francez Naser Al Kelaifi i ka ofruar Kavanit një shpërblim prej 1 milionë eurosh, mjafton të që ai lejojë Nejmarin të jetë gjuajtësi i parë i penalltive në klubin e kryeqytetit francez. Por sulmuesi uruguaian, me mjaft mirësjellje ka refuzuar ofertën e PSG-së. Naser Al kelaifi ka shpenzuar jo pak ditë javën e kaluar për t’i dhënë një zgjidhje sherrit në “familje” mes Nejmarit dhe Kavanit pas penalltisë së 18 shtatorit të kaluar në fitoren 2-0 të kryeqytetasve francezë përballë Lionit. Nejmar u duke i dëshpëruar dhe i indinjuar që Kavani nuk e lejoi atë të godiste penalltinë.

Pas ndeshjes gazeta franceze “L’Equipe” bëri me dije se sherri vazhdoi dhe në dhomat e zhveshjes dhe është dashur ndërhyrja e shokëve të ekipit për të mos lejuar përplasjen fizike mes të dyve. Sakaq, sipas gazetës spanjolle “El Pais”, klubi i Paris SG-së është në krah të Kavanit në të gjithë këtë histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *