Ze Maria: Kategoria e Parë, më e vështirë se çfarë e mendoja

Trajneri i Tiranës, Ze Maria është lumturuar dje jo vetëm nga rezultati, por edhe golat e loja e mirë, në fitoren 3-0 ndaj Pogradecit. Pas ndeshjes ai pranoi se Kategoria e Parë mbetet shumë e vështirë. “Jam i kënaqur nga rezultati dhe nga loja që zhvilloi Tirana sot (dje) në Pogradec. Duke qenë se kundërshtari të le të luash futboll, doli në pah edhe loja e mirë e Tiranës. Kemi punë për të bërë, pasi ky është vetëm fillimi. Po shikoj që Kategoria e Parë është vërtet e vështirë, për faktin se të gjithë kundërshtarët që luajnë ndaj nesh mbyllen në mbrojtje dhe na presin vetëm t’i sulmojmë. Këtë konkluzion e kam nxjerrë nga dy ndeshjet që ne kemi luajtur për kampionat dhe një në kupë që zhvilluam me Besën. Krejt ndryshe nëse ne do të luanim në Superligë, pasi e provuam edhe në Superkupë ndaj Kukësit dhe atje gjithçka është ndryshe. Tani na duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës, pasi unë si trajner kam parim që i marr ndeshjet një e nga një”, mbylli Ze Maria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *