Kukësi zhbllokohet me autogol, Laçi zgjat një orë

U desh më shumë se një orë futboll, që në Kukës të dilte në dritë goli i parë i ndeshjes, por kur Fangaj devijoi në portë një top dhe mposhti portierin e vet, Laçi u dorëzua. 60 minuta rezistencë, që morën fund me një autogol, sepse Kukësi më pas u çlirua dhe fitoi 3-0.

Elis Bakaj është sërish në listën e shënuesve, por jo Alijev, me sulmuesin azer që po bën gjithçka pr të shënuar, por nuk po ia del mbanë, ndoshta edhe për faktin se nuk është si Pejiç, që ishte “ujk” zone dhe nuk dilte shpesh jashtë saj.

Megjithatë, Kukësi është bërë një skuadër eksperte, që nuk e humbet qetësinë dhe pret momentet e duhura për të kombinuar. Mesfusha, pa Zeqirin, vuajti shumë, por Bakaj ka cilësi dhe fantazi, për të krijuar situata të rrezikshme përpara. Nëse edhe Alijev do të nisë të shënojë, Kukësi do të ecë shumë më mirë.

Kategoria Superiore – Java 3

E diel,  24 shtator, ora 14:00

Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës

Kukësi – Laçi     3-0

Shënues: Fangaj 61′ aut, Elton Kale 77′, Bakaj 86′

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti (Hoxha 46′), Alla, Imami, Kërkotiç, Musolli, Guri, Kale, Bakaj, Alijev. Trajner: Mlladen Milinkoviç. Të gatshëm: Frashëri, Rrumbullaku, Peposhi, Ethemi, Idrizi, Shtubina.

Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Bardhi (Kallaku 54′), Lushkja, Jonuzi, Nika, Uzuni, Xhixha. Trajner: Stavri Nica. Të gatshëm: Vata, Shala, Bushi, Ejoh, Smaçi, Duka.

Kartonë të verdhë: Alijev 39’/ Sefgjini 60′

Arbitra: Olsi Sokoli, Rejdi Avdo, Redvan Shaba, Klajdi Kola

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *