Interi mendon edhe për të ardhmen dhe që sot ka zyrtarizuar blerjen e një sulmues argjentinas, Fakundo Kolidio.
Bëhet fjalë për një futbollist të datëlindjes 2000, i cili ka luajtur me të rinjtë e Boka Zhuniors dhe tashmë është transferuar në Milano, duke u bashkuar me ekipin e të rinjve, Primavera.
Kolidio ka nënshkruar deri në vitin 2020, ndërsa kostoja e tij shkon te 9 milionë eurot, shifër aspak e vogël, por në futbollin aktual është e pamundur të gjesh lojtarë të lirë dhe cilësorë, ndaj më mirë është t’i rritësh vetë.