Mbrojtësi i Çelsit, David Luiz ka luajtur për 40 minuta me gishta të thyer në ndeshjen e fundjavës së kaluar në Premier përballë Arsenalit. Braziliani u ndëshkua me karton të kuq në takimin e së dielës s kaluar për një ndërhyrje të rëndë ndaj Sean Kolasinaç. Por përpara se të ndëshkohej me kartonin e kuq, ai ka luajtur për 40 minuta me një gisht të thyer në dorë. David Luiz kishte thyer gishtin pas një përplasje me tabelat publicitare në bordurat anësore të fushës. Përtej kësaj, David Luiz ka deklaruar se dëshiron të jetë me çdo kusht në fushë javën e ardhshme në Ligën e kampioneve teksa Çelsi do të udhëtojë në Madrid ku do të përballet me Atletikon.