UEFA Nations Legue, pra Liga e Kombeve, do të nisë në shtator të 2018-ës dhe parashikon ndarjen e 55 kombeve që bëjnë pjesë në UEFA, në katër divizione, por si do të formohen ato?
Anton Cicani
Pas ekzaktësisht një viti, bota e futbollit do të shohë një risi të rëndësishme: në shtator të vitit 2018 do të nisë në fakt edicioni i parë i Ligës së Kombeve, kompeticioni i ri i dashur për përfaqësueset.
Do të zgjasë nga shtatori 2018 deri në qershor 2019 dhe do të ketë një objektiv të dyfishtë: do të eliminojë miqësoret për kombëtaret, shume shpesh të snobuara, dhe më pas do të caktojë katër vende për Europianin 2020. Por, si do të funksionojë Liga e Kombeve? Do të jetë thuajse e ngjashme me Kupën Davis në tenis, me një sistem me fasha dhe ngjitje dhe rënie në kategori. 55 kombëtaret do të ndahen në katër ragruprime (ose vazo, nëse mund të thuhet kështu) në bazë të renditjes, dhe më pas, në brendësi të këtyre katër nëndarjeve, do të formohen të tjerë mini-grupe nga tre apo katër skuadra: çdo skuadër do të luajë katër ndeshje.
Përbërja – 55 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në katër Liga (A-B-C-D) në bazë të pozicionit në renditjen UEFA për kombe në fund të kualifikueseve për Kupën e Botës 2018 (11 tetor 2017, rezultatet e play off nuk do të përfshihen). Liga A do të përbëhet nga 12 skuadra. 12 skuadrat vijuese do të shkojnë të formojnë Divisionin B, ndërsa 15 të tjerat Divisionin C dhe të fundit Divisionin D. Ligat A dhe B do të formohen nga katër grupe me nga tre skuadra. Liga C do të ketë një grup me tre skuadra dhe tre grupe me nga katër. Liga D do të ndërtohet nga katër grupe me katër skuadra. Të gjitha procedurat e shortit janë ende për t’u konfirmuar. Pas nisjes së edicionit të parë do të aplikohet një sistem ngjitjesh dhe rëniesh mes ligave të ndryshme. Renditjet e Ligës së Kombeve do të vendosin kokat e grupit për ndeshjet e ardhshme kualifikuese evropiane.
Nëse luhet sot? – Por, pyetja që bëjnë të gjithë është nëse zhvillohet sot, si do të ndaheshin divizionet? Renditja e fundit për kombëtaret (që nuk duhet ngatërruar me renditjen FIFA të ndarë) dhe është publikuar pas ndeshjeve të fundit kualifikuese evropiane që janë mbyllur në 5 shtator 2017. Nëse Divizionet do të vendoseshin sot në bazë të kësaj renditje, do të ishin si më poshtë:
Liga A (katër grupe nga tre skuadra)
Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Francë, Angli, Itali, Poloni, Kroaci, Islandë, Uells
Liga B (katër grupe nga tre skuadra)
Rusi, Irlandë e Veriut, Sllovaki, Suedi, Holandë, Ukrainë, Bosnje Hercegovina, Austri, Turqi, Irlandë, Danimarkë, Hungari
Liga C (një grup me tre skuadra dhe tre me katër)
Slloveni, Shqipëri, Mali i Zi, Serbi, Skoci, Çeki, Rumani, Greqi, Bullgari, Izrael, Norvegji, Qipro, Finlandë, Estoni, Azerbajxhan
Liga D (katër grupe me katër skuadra)
Lituani, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Maqedoni, Ishujt Faroer, Luksemburg, Letoni, Moldavi, Kazakistan, Liehtenshtein, Andorrë, Maltë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar
Ligat janë provizore dhe tabelat do të konfirmohen vetëm në tetor, në fund të fazës së grupeve të skuadrave evropiane. Sakaq, kombet kanë ende mundësi të lëvizin mes kategorive të ndryshme muajt e ardhshëm. Gjithësesi, duke parë situatën aktuale, Belgjika, Zvicra, Polonia, Kroacia, Islanda dhe Uellsi mund të fitojnë titullin e tyre të parë duke marrë pjesë në Ligën A.
Fituesja do të dekretohet në qershor 2019 me një fazë finale me katër skuadra mes të klasifikuarave si të para në ligat përkatëse. Në shtator, Uellsi është ngjitur me plot 10 pozicione duke kaluar provizorisht në Ligën B. Ish kampionët e Europës, Holanda dhe Danimrka, por edhe Rusia, kombëtarja pritëse e Kupës së Botës 2018, janë aktualisht në Ligën B. Pjesëmarrëset e Euro 2016, Çekia, Rumania dhe Shqipëria, por edhe ish kampionët e Europës, Greqia, janë aktualisht në Ligën C, tepër konkurruese. Një skuadër e Ligës D ka garancinë e një vendi në UEFA Euro 2020 nëpërmjet play off të majit. Mes këtyre, vetëm Letonia ka arritur në fazën finale të turneut (Euro 2004).
Skandali – Së fundmi, duhet ditur se Rusia dhe Ukraina mund të jenë në të njëjtën Ligë por jo në të njëjtin grup. Vlen kjo edhe për Armeninë dhe Azerbajxhanin, nëse në momentin e shortit do të vlejnë vendimet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Një skandal i vërtetë, që nëse konfirmohet, atëherë vërtet që mund të themi plotgojë që shfaqja e turpshme dhe e tmerrshme e Beogradit, tetorin e vitit 2014, nuk ka shërbyer për asgjë. Sepse, që dy vende të mos shortohen mes tyre, duhet që të jetë në gjendje lufte, të paktën sipas dispozitave të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Momentalisht, Serbia dhe Shqipëria, nëse gjërat nuk ndryshojnë, ndodhen në të njëjtën Ligë, pra ajo C, dhe nëse Armenia bën një ngjitje dhe Azerbajxhani qëndron aty ku është, pra në Ligën C, mes të dyjave do të shmanget grupi dhe pikërisht kjo rrit mundësinë e Shqipëri-Serbi.