Kastrioti i bën gjërat si duhen, “blen” edhe trajner portierësh

Kastrioti ka bërë një merkato të shkëlqyer këtë verë, duke rindërtuar skuadrën dhe duke i besuar drejtimin trajnerit Samuel Nikaj.

Skuadra është kompletuar tashmë dhe është gati për kampionatin, por ditën e djeshme klubi krutan ka zyrtarizuar edhe një tjetër afrim. Bëhet fjalë për trajnerin e portierëve Besnik Malaj, një emër i njohur në futbollin tonë.

62-vjeçari ka punuar më parë te Mamurrasi, Kamza e Turbina, në periudha të ndryshme, ndërsa tani bëhet pjesë e projektit krutan, që synon me çdo kusht Superioren sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *