Manaj në Spanjë, Interi ruan të drejtën e riblerjes

Rej Manaj tenton nga Spanja. Sulmuesi shqiptar, i cili sezonin e shkuar u nda mes Peskarës e Pizës në huazim, tashmë provon të gjejë rrugën e suksesit në Segunda Division.

Gazetari Gianluca Di Marzio raporton se Interi ka vendosur ta huazojë sulmuesin 20-vjeçar te Granada. Klubi spanjoll ka të drejtën e blerjes përfundimtare, por nga ana tjetër Interi ka vendosur edhe një klauzolë që e lejon ta riblejë sulmuesin, pra tashmë varet gjithçka nga Manaj, i cili duhet të gjejë minuta dhe gola, për të kapur sërish edhe kombëtaren shqiptare.

Sezonin e shkuar Manaj luajti 29 ndeshje mes Serisë A e B dhe shënoi 4 gola, por rendimenti i tij pati shumë luhatje dhe gjithashtu marrëdhënia me trajnerin De Biazi, por edhe me Gatuzon te Piza, nuk ishte fort i mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *