Orët e fundit është folur shumë në lidhje me kalimin e mundshëm Besart Ibraimi te Skënderbeu, por që dje “Sport Ekspres” nga burime të besueshme pranë lojtarit në fjalë mëson se është e pamundur që të kryhet një transferim i mundshëm i këtij futbollisti te Skënderbeu. Kjo pasi lojtari së pari është në kontratë me Shkëndijën e Tetovës dhe drejtuesit e klubit maqedonas as që kanë ndërmend ta lëshojnë “asin” e tyre. Kujtojmë që Ibraimi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer edhe në ndeshjet europiane dhe 31 vjeçari (i mbush në dhjetor) u duhet shumë tetovarëve edhe për sezonin e ri.
Në fakt, presidenti Ardjan Takaj trajneri Ilir Daja dhe të gjithë drejtuesit e tjerë e donin shumë një lojtar të tillë dhe do ta quanin të mbyllur merkaton nëse ai vinte te Skënderbeu, por që vlera e tij është vërtet e lartë. Skënderbeu duhet të paguante së pari për prishjen e kontratës dhe më pas të paguante një rrogë mujore shumë të lartë dhe të gjitha këto bënë që Skënderbeu të tërhiqet. Tashmë Ibraimi mbeti vetëm një “ëndërr”, pasi lojtari do të vazhdojë të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës.