Mesfushori ganez Reuben Akua është lojtari i fundit që largohet nga Tirana, diëka që pritej prej kohësh, pasi ishte në treg dhe kishte oferta.
Talenti bardheblu shkon në Austri, sepse është arritur marrëveshja me LASK, klub i Bundesligës austriake.
Sezoni i shkuar nuk ishte perfekt për Akua, që vuajti ambientimin dhe sezonin e zi të Tiranës, por në ndeshjet kundër Makabit u paraqit shumë mirë dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve.
Tani LASK ka bindur Tiranën, sepse ka ofruar 250.000 euro dhe 10% të kartonit, një binzes fantastik për klubin bardheblu, që të paktën këtë verë ka bërë goditje të mëdha jashtë fushe.